Home Politike Opozita takon ‘Venecia’-n, Basha, Vasili, Bardhi dhe Bylykbashi diskutojnë për ngërçin në Kushtetuese

Opozita takon ‘Venecia’-n, Basha, Vasili, Bardhi dhe Bylykbashi diskutojnë për ngërçin në Kushtetuese

nga Albina Hoxhaj

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të presë nesër në orën 08:15 delegacionin e Komisionit të Venecias. Sipas zyrës së shtypit të PD-së, takimi do tët zhvillohet në ambjentet e hotelit “Rogner” ku do të diskutohet mbi çështjen e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në njoftim thuhet se takimi do të jetë në formën e një mëngjesi pune dhe të pranishëm do të jenë edhe anëtarë të tjerë të Opozitës së Bashkuar, si nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, Sekretari i Pergjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi dhe ish deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi. Pas takimit kryedemokrati Basha do të ketë një komunikim me gazetarët.

Një delegacion i Komisionit të Venecias, ka mbërritur në Tiranë pas kërkesës së Kuvendit dhe Presidentit që të gjykojë veprimet e institucioneve shqiptare për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ditën e sotme ky delegacion ka zhvillua takime me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, presidentin Ilir Meta dhe me Arta Vorpsin, e cila është “molla e sherrit” në përplasjen për Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë nesër në orën 10: 15 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Ardian Dvoranin, kreu i KED.

Një ditë parë Kuvendi pas një seance të gjatë votoi ndryshimet ligjore për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryeprokurori. Projektligji u miratua me 87 vota pro, 15 kundër, 4 abstenim. Sipas këtyre ndryshimeve, Presidenti ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Nëse nuk e bën atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin në Gjykatën Kushtetuese. Po kështu do të veprohet edhe për Kryeprokurorin. Në lidhje me këto ndryshime, Meta është shprehur se kjo është një “marrëzi anti-kushtetuese” dhe një përpjekje “për të dënuar me vdekje kredibilitetin e Reformës në Drejtësi.”

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!