Home Politike “Kisha nevojë për një distancë higjienike nga politika”/ Valentina Leskaj tregon arsyen se përse i dha fund karrierës politike

“Kisha nevojë për një distancë higjienike nga politika”/ Valentina Leskaj tregon arsyen se përse i dha fund karrierës politike

nga Albina Hoxhaj

Valentina Leskaj në vitin 2017 do ti jepte fund karrierës së saj 15-vjeçare si deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Për rreth 3 vite ish-deputetja ka qëndruar e tërhequr, duke shmangur edhe daljet e saj në ekranet televizive.

Teksa është e ftuar në Rtv Ora, ish-deputetja, ish-ministrja dhe ish-nenkryetarja e Kuvendit tha se kishte nevojë të mbante një distancë higjenike nga politika.

Që kur vendosa të bëj dorëheqjen nga politika vendosa të kem një distancë higjenike nga politika. Një njeri që është i angazhuar e ka të vështirë të bëjë sehir dhe rrijë larg. Por jam angazhuar me gjëra të tjera jashtë politikës, por çdo gjë është politikë”, u shpreh Leskaj.  

Si një nga socialistet e vjetra, Lesjkaj thotë se PS si gjithë partitë politike ka të mirat dhe problemet e veta.

“PS ka mundësi dhe kapacitete të jetë më e mirë, padyshim që duhet të jetë  më e mire”, tha Valentina Leskaj.

Lajme te ngjashme