Wed. Apr 14th, 2021

 Fermeri me kohë të pjesshme Steffen Schwarz shkruajti fjalët: “A do të martohesh me mua”? në gjuhën gjermane në një fushë misri, kanë shkruar mediat e huaja.

32-vjeçari mori të dashurën e tij dhe fluturuan mbi  këtë fushë ku ai kishte shkruar propozimin për martesë.

Por, propozimi i tij mori një audiencë më të madhe nga sa kishte planifikuar. Z. Schwarz u tha mediave lokale se ai nuk e kishte idenë që propozimi i tij të ishte shfaqur në shërbimin e hartës popullore, derisa u njoftua nga halla e tij në Kanada, e cila i kishte dërguar foton që kishte parë në hartë.

Propozimi, të cilin ai e shkroi duke përdorur një makinë mbjellëse, shtrihet në të gjithë gjerësinë e fushës pothuajse prej hektarësh në Huettenberg, në Gjermaninë qendrore. “Në fillim ajo nuk mund ta shihte propozimin, sepse droni nuk po fluturonte shumë lart. Por kur ajo e lexoi qartë dhe e kuptoi, ajo tha po menjëherë,” – tha ai. Çifti tani po planifikojnë të martohen në qershor.

error: Content is protected !!