Home Aktualitet 6 muaj pa marrë rrogat, naftëtarët e Ballshit sërish në protestë: Shteti të gjejë zgjidhje, nga e hëna do futemi në grevë

6 muaj pa marrë rrogat, naftëtarët e Ballshit sërish në protestë: Shteti të gjejë zgjidhje, nga e hëna do futemi në grevë

nga Albina Hoxhaj

Ditën e sotme kanë dalë sërish në protestë naftëtarët e Ballshit pasi për afro 6 muaj ata nuk kanë marrë rrogat. Ata kanë protestuar para Prefekturës së Fierit ku kanë kërkuar që qeveria të ndërhyje për zhbllokimin e kësaj situate, në mënyrë të tillë që ata më pas të rifillojnë punën.

“Do presim deri të hënën. Nëse nuk zgjidhet çështja në fjalë dhe nëse nuk marrim rrogat, do shkojmë në vendet e punës në Uzinë. Sa mirë që shteti i kërkon detyrimet e tija. Po ne? Duhet të ndërhyjë dhe të tregohet më respekt për kategorinë tonë.”, tha një prej protestuesve, punonjëse në rafinerinë për mediet.

Naftëtarët e Ballshit protestuar edhe dy ditë më parë, ku ata u shprehën se do të futen në grevë urie pasi nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër.  

Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator, dhe punëtorët prej asaj kohe kanë dalë në protestë. Naftëtarët kanë dalë disa herë në protestë në Fier, ku kanë kërkuar që të marrin pagat e tyre, por nuk janë dëgjuar nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rifinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat, çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje, e cila ka kaluar më pas për eksport.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!