Home Aktualitet IKMT në Astir/ Biznesmenët s’pranojnë të largojnë materialet, apel Berishës: Merre situatën në dorë!

IKMT në Astir/ Biznesmenët s’pranojnë të largojnë materialet, apel Berishës: Merre situatën në dorë!

nga Albina Hoxhaj

Punonjësit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit,  të shoqëruar nga Policia, po zhvillojnë sot një aksion në zonën e Astirit në Tiranë, ku po njoftojnë biznesmenët dhe banorët që të largojnë materialet nga bizneset dhe të boshatisin banesat,  pasi të hënën do të nisë shembja e godinave në lotin e dytë të Unazës së Madhe.

Biznesmenët dhe pronarët e banesave nuk kanë rënë dakord pasi kanë deklaruar se nuk po njoftohen me një shkresë zyrtare. Ata kanë hedhur akuza ndaj qeverisë Rama pasi janë shprehur se po iu vjedh pronat.

“Ne na grabitën pronat, na i grabiti Rama Veliaj dhe Salillari. Salillari nuk ke për ta gëzuar, do të ndjekim hap pas hapi, sot unaza e re ka 17 veta që ndiqen penalisht. I bëj thirrje doktor Berishës merr situatën në dorë,pasi kjo opozitë nuk po kujdeset më as për qytetarët e vet”, u shpreh një nga biznesmenët.  

Prej një viti banorët e Astirit kundërshtojnë projektin “Unaza e madhe”, që sipas tyre është korruptiv dhe u prek banesat. Shumë protestues janë arrestuar pasi kanë kundërshtuar shembjen e banesave të tyre.  Shkak për arrestimet janë ndryshimet në Kodin Penal, ku bllokimi i rrugës është klasifikuar si një vepër penale dhe kushdo që shkel ligjin hyn në burg.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!