Home Aktualitet Miratohet ligji për ndryshimet në Kushtetuese

Miratohet ligji për ndryshimet në Kushtetuese

nga Albina Hoxhaj

Kuvendi i Shqipërisë votoi mbrëmjen e sotme pas një seance të gjatë ndryshimet ligjore për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryeprokurori.

Projektligji u miratua në seancën e sotme plenare me 87 vota pro, 15 kundër, 4 abstenim. Tashmë me këtë projektligj që u miratua kompetencat e ILD-së që ende nuk është ngritur pas zgjedhjes së kryetarit, i kalojnë KLGJ-së dhe KLP-së për 6 muaj për marrjen e masave ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve brenda 3 ditëve.

Votimi sot në Kuvend:

-Projektligji për shpronësimet u miratua me 84 vota pro, 19  kundër  dhe 3 abstenim

-Projektligji për jodin u miratua me 106 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim
  

-Projektligji për Gjykatën Kushtetuese u miratua me 86 vota pro, 13 kundër dhe 7 abstenim

-Projektligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve u miratua me 87 vota pro, 15 kundër, 4 abstenim

-Projektligji për ushqimin u miratua me 85 vota pro, 10 kundër dhe 4 abstenim

-Projektvendimi për administrimin e pasurive të sekuestruara u miratua me 87 vota pro, 1 kundër, 6 abstenim

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!