Home Bota OBSH: Vaksina kundër koronavirusit mund të jetë gati pas 18 muajsh

OBSH: Vaksina kundër koronavirusit mund të jetë gati pas 18 muajsh

nga Albina Hoxhaj

Organizata Botërore e Shëndetit ka njoftuar ditën e djeshme  se shpreson ta ketë gati vaksinën për koronavirusin e ri brenda 18 muajve, por deri atëherë, vendet do të duhet të bëjnë të pamundurën për të shmangur sa më shumë virusin.

“Zhvillimi i vaksinave dhe terapive është një pjesë e rëndësishme e axhendës së hulumtimit. Por nuk është vetëm një pjesë. Ata do të kërkojnë kohë për t’u zhvilluar, por ndërkohë, ne nuk jemi të pambrojtur.”- tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konference për shtyp të martën.

“Vaksina e parë mund të jetë gati pas 18 muajsh,  kështu që ne duhet të bëjmë gjithçka sot duke ngritur armët kundër luftës së virusit vdekjeprurës.”- tha ai.

Ai e etiketoi sëmundjen si një kërcënim global. “Me 99 përqind të rasteve në Kinë, kjo mbetet shumë emergjente për atë vend, por ekziston një kërcënim shumë të madh për pjesën tjetër të botës.”- shpjegoi Tedros.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!