Home Kronike Fshehu dy dënime në Zvicër, KQZ i heq mandatin këshilltarit të PS-së në Kamëz

Fshehu dy dënime në Zvicër, KQZ i heq mandatin këshilltarit të PS-së në Kamëz

nga Albina Hoxhaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ka shqyrtuar  rezultatet e verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për anëtarin e këshillit të Bashkisë së Kamzës, Mirush Dema (Troci), pasi është dëbuar nga Suedia dhe është ndaluar në Zvicër. Pas një seance të shkurtër, KQZ ka shkarkuar Demën pasi është prekur nga ligji i dekriminalizimit. 

Më 10 shkurt, Prokuroria e Përgjithshme kërkoi heqjen e mandatit të këshilltarit të Bashkisë Kamëz, Mirush Dema, pasi sipas verifikimeve ai ka rezultuar të ketë fshehur dy dënime në Zvicër. Sipas hetimeve në vitin vitin 2014 Dema, i ka ofruar për t’i shitur 4 qese heroinë një polici në Zvicër, i cili ishte i infiltruar. Për këtë ngjarje Dema është dënuar, megjithatë dënimi iu konvertua në gjobë. Po kështu këshilltari socialist rezulton se ka ndryshuar mbiemrin pas martese, nga Troci në Dema.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!