Home Politike ‘Venecia’ dy ditë në Tiranë për ngërçin në Kushtetuese, zbulohet axhenda e plotë

‘Venecia’ dy ditë në Tiranë për ngërçin në Kushtetuese, zbulohet axhenda e plotë

nga Albina Hoxhaj

Komisioni i i Venecias do të vijë sërish nesër në Tiranë për ngërçin e Gjykatës Kushtetuese. Delegacioni i Komisionit të Venecias, do të ketë takime për dy ditë me radhë, ku do të nisë  me përfaqësues së Kuvendit, Presidentin, në Gjykatën Kushtetuese dhe me kreun e KED.

AGJENDA

Nesër në 9:30 delegacioni i Venecias takon Ruçin. Në orën 12:00 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Presidentin Ilir Meta. Në orën 10:40 delegacioni i Komisionit të Venecias takon anëtarët e Komisionit Parlamentar Hetimor. Në orën 16:00 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Arta Vorpsin Në 14 shkurt në orën 10: 15 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Ardian Dvoranin, kreu i KED.

Ngërçi në Kushtetuese

Prej më shumë se një muaj Gjykata Kushtetuese është futur në ngërç, për shkak të mënyrës së emërimit të një prej anëtarëve të saj. Presidenti ka zgjedhur Marsida Xhaferllafin si anëtare, ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe maxhoranca njohin Arta Vorpsin. KED dhe maxhoranca shprehen se Vorpsi është anëtare e ligjshme, pasi Presidenti zgjedhjen e Xhaferllarit e ka bërë jashtë afateve dhe emri i anëtares ishte publikuar në fletoren zyrtare. Kjo gjë nuk është pranuar nga Presidenti dhe ka kallëzuar në Prokurori kreun e KED për shpërdorim detyre dhe përvetësim të kompetencave. Ndërkohë maxhoranca ka nisur hetimin për veprimet e Metës me emërimin e Xhaferllarit dhe i ka nisur disa pyejte Komisionit të Venecias, nga i cili kërkon një mendim nëse është shkelur apo jo kushtetuta dhe kush duhet të jetë anëtarja e ligjshme, Vorpsi apo Xhaferllari.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!