Home Politike Reforma Zgjedhore, Hajdari: PD-ja t’i kishte sjellë më parë propozimet

Reforma Zgjedhore, Hajdari: PD-ja t’i kishte sjellë më parë propozimet

nga Albina Hoxhaj

Deputetja, Rudina Hajdari deklaroi sot se për Reformën Zgjedhore eksperti i tyre do të përqendrohet në ndryshimin e sistemit zgjedhor. Duke u ndalur te propozimet e sjella nga PD-ja, Hajdari tha se një pjesë e tyre kishte natyrë politike dhe se ato duhet të ishin sjellë në herët në tryezën e Reformën Zgjedhore.

“Në përgjithësi ramë dakord dhe treguam vullnetin për punët e javës në vijim. Ishim me ekspertë nga të gjitha fushat. Eksperti jonë, do merret me ndryshimin e sistemit. Kishte edhe propozime të tjera që erdhën nga PD-ja, por vijnë të një natyre politike. Perfeksioni nuk arrihet, por do gjendet konsensusi, që të zbatohen rekomandimet e OSBE-ODIHR. Pika të rëndësishme që të jenë në plan afatgjatë. Nuk u ra dakord për asgjë, por pati një vullnet të mirë për t’i akorduar ekspertët me njëra-tjetrin dhe si dhe funksionojnë në ditët ne vijim. Propozimet do ishte mirë t’i kishim marrë më herët, që takimet të jenë sa më produktive. Që t’i njohim paraprakisht dhe më pas t’i diskutojmë.  Metodologjia e tanishme nuk është shumë e qartë, duke qenë se duhet t’i plotësojmë afatet, duhet të punojmë shumë intensivisht. Mendoj se do ketë vullnet dhe kërkohet një punë shumë intesive”, tha Hajdari.

Reforma Zgjedhore ka mbledhur dhe njëherë Këshillin Politik, të cilët janë takuar sot dhe me eskpertët e OSBE që kanë mbërritur në Tiranë që prej ditës së djeshme. Përfaqësuesi i PD për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi u shpreh për mediat se propozimi i opozitës është që korrupsioni zgjedhor të hetohet nga SPAK.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!