Home Bota Mbi 500 mjekë të prekur nga virusi, qeveria kineze kërkon të fshehë shifrat për personelin

Mbi 500 mjekë të prekur nga virusi, qeveria kineze kërkon të fshehë shifrat për personelin

nga Albina Hoxhaj

 Mjekët në Kinë që kanë qëndruar prej javësh me orë të zgjatura në punë, pasi numri i të infektuarve ka thyer rekord, janë prekur edhe vetë nga Koronavirusi.

Sipas mediave të huaja është mësuar se të paktën 500 punonjës të spitaleve në Wuhan janë infektuar me koronavirusin.

Ndërkohë qeveria kineze ka kërkuar nga anëtarët e personeleve të spitaleve që të mos raportojnë shifrat e vërteta të mjekëve të sëmurë.

Nuk dihet ende një arsye nga autoritetet se pse është dhënë ky urdhër, por mesa duket qeveria kineze  kërkon të mbajë nën kontroll gjendjen e rëndë që po shkakton virusi në vend.  

Kjo pasi çështja mbi mjekët e sëmurë, ka ngritur shumë pikëpyetje që në momentin kur u dha lajmi i vdekjes së doktorit Li Wenliang, i pari mjek që denoncoi virusin.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen e 1100 personave, përfshirë një në Filipine dhe një Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi  45 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit, ndërsa BE-ja ka njoftuar se më 13 shkurt do  të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për Koronavirusin. Dje gjithashtu OBSH  ka ndryshuar emrin e këtij virusi vdekjeprurës, nga Koronavirus në Covid-19.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!