Home Politike Zbulohet se kur do të takohen për herë të parë Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

Zbulohet se kur do të takohen për herë të parë Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

nga Albina Hoxhaj

Kosovë- Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti pritet që të zhvillojë një takim në muajin mars me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Mediat në Kosovë shkruajnë se takimet pritet të zhvillohen në Berlin dhe në Bruksel. Theksojmë se ky do të jetë takimi i parë mes Kosovës dhe Serbisë pas vendosjes së taksës. Këtë e lajm e konfirmuar vetë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ku ka thënë se është përgatitje për Samitin e Zagrebit.
“Ta shohim që takimet e marsit që Kosova dhe Serbia i kanë në Berlin dhe në Bruksel a do të arrijnë të përgatiten për samitin e Zagrebit, në mars do të jetë vizita që është planifikur për Kosovën dhe Serbinë në Berlin dhe Bruksel. Samiti i Sofjes nuk e dha efektin e vet, tash po përgatitet Samiti i Zagrebit në maj, nuk ka ndodhë që BE’ja me i ba dy samite brenda tre vitesh, sepse Selaniku dhe Sofja i kanë 15 vite ndërmjet, kurse Sofja dhe Zagrebi janë shumë afër, por prapë vështirësitë që po dalin nga presidentja kroate janë se Schengeni Ballkanik është problemi kryesor”, është shprehur Haziri në një prononcim për mediat në Kosovë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!