Home Politike Tërmeti/ Ahmetaj: 10.023 qytetarë janë ende në çadra, 8925 godina janë të pabanueshme

Tërmeti/ Ahmetaj: 10.023 qytetarë janë ende në çadra, 8925 godina janë të pabanueshme

nga Albina Hoxhaj

Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj në mbledhjen e katërt të Komitetit të Rindërtimit ka deklaruar se  në total janë 8925 banesa janë të pabanueshme pasi kanë pësuar dëmtime serioze nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar, Ahmetaj thekoi se 10023 qytetarë janë ende në çadra.

“Fokusi sot do të jetë tek ecuria e procesit. 8925 banesa janë të pabanueshme. Jemi në niveli insketimi, 51 mijë e 26 banesa, ndërkohë që vijon inspektimi në terren. Janë 357 pallate të inskektuara, nga të cilit 113 janë për t;u shembur, janë 242 për t’u rikonstruar. 1523 shtëpi private për t’u shembur. Në shkolla 79 të inspektuara, 62 për t’u rikonstruktuar, 12 shkolla do të rindërtohen. Në çadra janë 10023 qytetarë. Janë 12 mijë familje që përfitojnë nga bonuset e qerasë. Janë 1455 leje ndërtimit me procedurë të përshpejtuar. 88 objekte të shembura deri më sot. Aplikime në platformë, është domosdoshmëri ligjore. 14 mijë aplikime në total, 264 zyra që punojnë në njësitë administrative. 2000 aplikime ne ditë”, tha Ahmetaj.  Në Laç janë dy zona, një pjesë do të ndërtojë enti i Banesave të Turqisë dhe pjesa tjetër do të ndërtohet nga ne.”, u shpreh Arben Ahmetaj.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!