Home Politike Lefter Maliqi rreshton pyetjet për Sandër Lleshajn: I kujt ishte ‘Lincolni’ i blinduar i Ramës? Vendi është nxirë, bandat vrasin njëri-tjetrin

Lefter Maliqi rreshton pyetjet për Sandër Lleshajn: I kujt ishte ‘Lincolni’ i blinduar i Ramës? Vendi është nxirë, bandat vrasin njëri-tjetrin

nga Albina Hoxhaj

Deputeti Lefter Maliqi i ka bërë disa pyetje ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj nga foltorja e Kuvendit. Në fjalën e tij, Lefteri e ka pyetur Lleshajn lidhur me zhvillimet e aksionit KÇK, por nuk ka munguar as kërkesa e informacionit lidhur me “Lincolin” e blinduar që u përdor dy ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.

Ç’mund të na thoni ju për reportazhin e Rai3 ? Vendi është nxirë gjithandej, bandat rivale po vrasin njëri-tjetrin, ku e keni marrë këtë KÇK-në? Do i vëjnë shiritin ndonjë të afërmi deputeti? Të kujt e kishte mjetin e blinduar kryeministri Edi Rama? Ligji-antimafia e kishte të qartë, pse kishte nevojë për një ligj të ri?,”-tha në fjalën e tij Lleshaj.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!