Home Bota Shkon në 1100 numri i viktima në Kinë, Koronavirusi nuk po zhduket, infekton mbi 45 mijë persona

Shkon në 1100 numri i viktima në Kinë, Koronavirusi nuk po zhduket, infekton mbi 45 mijë persona

nga Albina Hoxhaj

Të paktën 1100 persona kanë humbur jetën në Kinë, ndërsa mbi 45 mijë të tjerë janë infektuar nga virusi vdekjeprurës, duke krijuar panik në mbarë botën.

Numri i viktimave nga Koronavirusi ka arritur në 1100, shifra alarmante këto që bëjnë të marrin masa urgjente edhe shtetet e tjera nëpër botë.

Sipas mediave të huaja është mësuar se 1100 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 45 mijë të tjerë raportohen të infektuar në shkallë globale. Kujtojmë që 1 viktimë është shënuar në Filipine dhe një në Hong Kong.

Si shkak i këtyre shifrave të larta të të vdekurve dhe të sëmurëve në Kinë nga Koronavirusi, vijnë edhe shumë probleme të tjera, si mungesa e pajisjeve, maskave dhe ilaçeve për të sëmurët.  

Prej më shumë se tre javësh që Koronavirusi po bën kërdinë në Kinë, të udhëzuar për të qëndruar më shumë në shtëpi, banorët po përballen edhe me mungesë ushqimesh, sepse të gjithë po furnizohen për një kohë të gjatë dhe dyqanet u raportua nga mediat e huaja, ishin boshatisur.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!