Home Bota Vrau ish-gruan dhe të dashurin e saj afgan, shqiptari ‘blindon’ gjykatën në Gjermani, frika nga gjakmarrja

Vrau ish-gruan dhe të dashurin e saj afgan, shqiptari ‘blindon’ gjykatën në Gjermani, frika nga gjakmarrja

nga Albina Hoxhaj

Gjykata gjermane ‘është blinduar’ nën masa të forta sigurie në kohën që brenda saj po zhvillohej seanca gjyqësore ndaj 43-vjeçarit shqiptar, me origjine nga Kosova, i cili akuzohet se ka vrarë ish-gruan e tij dhe të dashurin e saj afgan në sy të fëmijës dy muajsh. Kjo ngjarje ka ndodhur në muajin gusht të vitit të kaluar.

Mediat lokale shkruajnë se masat e forta janë marrë pas frikës nga hakmarrja, pasi familjarët e viktimave mund të shfrytëzonin trasnportin e 43-vjeçarit nga bugu në gjykatë për të marrë hak për krimin e dyfishtë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin gusht të vitit 2019. 43-vjeçari Shpjetim, H., masakroi me thikë ish-bashkëshorten e tij, 32 vjeçe, të identifikuar si Nafije dhe të dashurin e saj afgan,23-vjeç. Ngjarja ndodhi në sy të bebes dy muajshe që Nafija kishte në duar.

Lajme te ngjashme