Home Kronike “Pse rrezikohet Olsi Rama”/ Gazmend Bardhi zbardh pronësinë e ‘Lincolni’-t të blinduar ku hipi Rama: OFL-ja të ndalojë të vëllanë, po ‘parandalon’ plumbat

“Pse rrezikohet Olsi Rama”/ Gazmend Bardhi zbardh pronësinë e ‘Lincolni’-t të blinduar ku hipi Rama: OFL-ja të ndalojë të vëllanë, po ‘parandalon’ plumbat

nga Albina Hoxhaj

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi është shprehur se makina e blinduar e llojit “Lincoln”, me të cilën kryeministri Edi Rama u largua nga kryesia e Partisë Socialiste pasi në të njëjtën zonë u arrestua i armatosur Vladimir Gjuta është në pronësi të Olsi Ramës. Në një status në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se ky automjet është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi me targa ‘AA 003 GB’ i Saimir Tahirit, me të cilin sipas tij, lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve.

Në kuadër të aksionit të nisur nga Operacioni Forca e Ligjit, Bardhi nge pyetjen se përse nuk është ndaluar verifikim edhe ‘Lincolni’ i blinduar i Olsi Ramës, dhe se çfarë e rrezikon vëllanë e kryeministrit që përdor një makinë të blinduar që është ndërtuar për të përballuar plumbat?!

“Çfarë fshihet pas TR 0370 T?! Edi Rama lëvizi dje me një fuoristradë të blinduar private, në shkelje të shumë rregullave shtetërore. Makina private, “Lincoln” e blinduar, me targën TR 0370 T, me të cilin u largua Rama nga Partia Socialiste është automjeti privat i Olsi Ramës. Si i tillë, automjeti është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi AA 003 GB i Saimir Tahirit, me të cilin lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve. Duke qenë se OFL e Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër? Ndërsa Edi dhe Olsi Rama duhet të japin vetë përgjigje për një pyetje të thjeshtë: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!”– shkruan Bardhi teksa publikon edhe momentin e levizjes se Ramës me makinën në fjalë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!