Home Politike Raporti/ Meta flet për ftesën që i dërgoi Ramës: Refuzimi në rrjete sociale!

Raporti/ Meta flet për ftesën që i dërgoi Ramës: Refuzimi në rrjete sociale!

nga Albina Hoxhaj

Kreu i Shtetit në dokumentin voluminoz rendit të gjitha arsyet që e bënë të merrte vendim për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe tregon ftesën që i drejtoi kryeministrit Rama, por ky i fundit nuk pranoi të shkonte në presidencë, ndërsa vijonte intesivisht fushatën për 30 qershorin.

Ftesa e presidentit kishte si synim zhvillimin e një bisede për situatën politike që ishte krijuar në vend. Meta tregon se Rama mohoi ftesën dhe këtë e bëri me një përgjigje përmes rrjeteve sociale, ndërsa shton se Basha e pranoi atë dhe takimi mes tyre u zhvillua tre ditë para zgjedhjeve, konkretisht në datën 27 qershor.

“Nëpërmjet një shkresë nr.2008 prot, datë 26.06 20199, Presidenti  i Republikës ftoi përsëri në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend. Kryeministri Rama refuzoi takimin me Presidentin  përmes komunikimit në rrjetet sociale. Ndërsa Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratik dhe udhëheqësi i Opozitës së bashkuar u takua me presidentin datë 27 qershor 20199, ora 09:00”-thuhet në raportin shpjegues të Kreut të Republikës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!