Home Aktualitet Duty Free në Rinas, Gjykata rrëzon Ministrinë e Financave, pranohet kërkesa e kompanisë ADFD

Duty Free në Rinas, Gjykata rrëzon Ministrinë e Financave, pranohet kërkesa e kompanisë ADFD

nga Albina Hoxhaj

Gjykata Administrative vendosi të pranojë sot padinë e shoqërisë ADFD për zonën e dyqaneve “duty free” në Rinas. Me vendimin e sotëm Gjykata rrëzoi urdhrin e Ministrisë së Financave që i anuloi lejen e shfrytëzimit për 5 vjet të tjera të Duty Free në Rinas nga ADFD.

Që prej korrikut të vitit të kaluar, kur nënshkroi dhe kontratën me Tirana International Airport (TIA) shoqërinë që administron aeroportin e Tiranës, kompania amerikane nuk ka mundur të marrë në zotërim zonën e dyqaneve “duty free”. Përmes një sërë padish në gjykata, Albania Duty Free Distribution (ADFD), kompania e cila ka administruar zonën “duty free” që prej viteve 2000, nuk u largua , ndonëse rezultoi humbëse e garës së hapur nga TIA.

Çështja tërhoqi vëmendjen e mediave, duke qenë se ADFD-ja është në zotërim të Elona Çaushit, bashkëshortes së gjyqtarit Gjin Gjoni, një emër i përfolur i sistemit të Drejtësisë shqiptare. Duket se dhe zhurma në shtyp ndikoi që më pas Ministria ta revokonte licencën, duke qenë se ndër të tjera, kompania ADFD nuk kishte më një kontratë qeraje me TIA-n. Por lëvizjet e ministrisë u bënë shkas që Albania Duty Free Distribution, të ngrinte një tjetër padi, për heqjen e licencës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!