Home Politike Për tradhtarin e Kombit, Shqipëria dhe Kosova janë vasalë të Serbisë së Madhe!

Për tradhtarin e Kombit, Shqipëria dhe Kosova janë vasalë të Serbisë së Madhe!

nga Albina Hoxhaj

Nga Sali Berisha 

Sot tradhtari i kombit, Esad Toptani i Ri, në takimin e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, bëri një provokacion të rëndë.

Rama deklaroi se nuk ka bashkëpunim shqiptar, se ‘nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengenin ballkanik’!

Me këtë deklaratë ky tradhtar heq çdo maskë dhe deklaron se shqiptarët mund të bashkëpunojnë njëri me tjetrin vetëm në kuadrin e Serbisë së Madhe apo Jugosllavisë së Re. Sipas kësaj deklarate, Shqipëria dhe Kosova nuk janë dy vende të pavarura sovrane, por dy vasalë të Beogradit, të cilat mund të bashkëpunojnë njëra me tjetrën vetëm nën ombrellën e Serbomadhisë.

Një deklaratë e tillë për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve sovrane nuk mund të gjendet në analet e marrëdhënieve bilaterale botërore. Vetëm shtetet vasale apo koloni janë të detyruar të marrin miratim tek dikush tjetër për marrëdhëniet me një vend sovran.

Në rast se shqiptarët në vendet e tyre sovrane nuk vendosin për marrëdhëniet midis tyre, por edhe me vende të tjera, ata i presin honet e historisë!

Duket se pikerisht këtë ka firmosur ky tradhtar në traktatin prej 718 nenesh të Novisadit.

Sot Edvin Kristaq Zografi zbuloi për të njëqindtën fytyrën e tij të tradhtarit, zbuloi shitjen që i ka bërë Kosovës së bashku me Miladinin shqipfolës dhe Baton Stanishiqin në Beograd dhe vasalizimin e Shqipërisë.

E pabesueshme një deklaratë e tillë nga Kryeministri i Shqipërisë, që vë përpara bashkëpunimit shqiptar projektin serb të ‘Jugosllavisë së Re’ me Kosoven nën hije, e shqiptarët faktor sekondar në rajon.

E papranueshme kjo tezë Vuçiçiane, që kondicionon bashkëpunimin rajonal me atë ‘Shengen’ të ëndrrës serbe.

Krejtësisht kjo në kundërshtim me interesat tona kombëtare, të rajonit, të rrugës sonë të integrimit europian, që i vihet përpara ‘Jugosllavia e Re’, e cila në fakt të degdis larg në Euroazi dhe në Lindje.

O tempora, o mores!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!