Home Politike Kurti anuloi takimin me Erion Veliaj, vjen reagimi zyrtar nga Vetëvendosja: Kishte angazhime të rëndësishme në Kosovë

Kurti anuloi takimin me Erion Veliaj, vjen reagimi zyrtar nga Vetëvendosja: Kishte angazhime të rëndësishme në Kosovë

nga Albina Hoxhaj

 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka anuluar ditën e sotme takimin me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Dosja.al është interesuar për rastin dhe ka kontaktuar me përfaqësuesin e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazin.

Sipas tij, Kurti e kishte në axhendë për të takuar edhe Veliajn por koha e tij në Shqipëri ishte llogaritur deri në orën 12:40 pasi në Kosovë gjithashtu kishte organizuar takime të rëndësishme, të cilat nuk mund që t’i shtynte në orar. Abazi konfirmoi se kjo ishte arsyeja e vetme përse Kurti nuk i shkoi sot në zyrë Veliajt.  

Albin Kurti ka zhvilluar takimin e tij të parë si kryeministër i Kosovës. Fillimisht ai ka takuar homologun e tij, Edi Ramën me të cilin ka mbajtur edhe një konferencë për shtyp. Të dy theksuan se do të punojnë për bashkëpunimin mes dy vendeve por u ndanë tek ideja e Shengenit të Ballkanit. Kurti i qëndroi statik “jo-së” së tij. Pas takimit me Ramën, Kurti i shkoi në zyrë edhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha. E papritura ishte anulimi i takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velij për të cilin kreu i qeverisë së Kosovës u justifikua me axhedën e ngjeshur.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!