Home Kronike OFL vepron ndaj Shullazit, avokati Meçe: Është ‘show’, klienti im s’ka gjë për të fshehur, posedon vetëm një banesë modeste

OFL vepron ndaj Shullazit, avokati Meçe: Është ‘show’, klienti im s’ka gjë për të fshehur, posedon vetëm një banesë modeste

nga Albina Hoxhaj

Avokati i Emiljano Shullazit ka reaguar menjëherë pas kërkesës së
“OFL” për justifikimit të pasurisë së klientit të tij. Në një deklaratë për mediat, Vladimir Meçe është shprehur se gjithçka është një ‘show’ nga forcat e anti-KÇK-së pasi Shullazi ka rezultuar njëherë i pastër nga ligji anti-mafia.

“Para se të kërkonte deklarimin mund të bënte një verifikim dhe të mos ushqente me zhurmë të panevojshme opinionin publik.  E gjitha është show. Sipas meje, ky është një ndikim i hapur dhe i paligjshëm në procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar! Klienti im nuk ka pasuri të paligjshme.  Ka vetëm një banesë me një sipërfaqe modeste që i ka kaluar ligjit anti-mafia. Megjithatë, klienti im nuk ka asgjë për të fshehur dhe do t’i përgjigjet OFL në kohë,”-është shprehur avokati.  

Ditën e sotme (Operacioni Forca e Ligjit) i ka dërguar sot kërkesat për të deklaruar pasuritë e tyre, dy ‘kokave’ të krimit. Bëhet fjalë për Emiljano Shullazin dhe Gjergj Cukalin, të cilët brenda 48 orësh duhet të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit të pasurisë së tij. Aktualisht Shullazi është në një proces gjyqësor, pasi po apelon vendimin e Gjykatës me 14 vite burg për gjobëvënie ndaj dy biznesmenëve, Ylvi Beqja në të famshmen çështje të “Hotel Vollgës” dhe Jani Zakos. 

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!