Home Bota E para kapitene femër në Marinën Mbretërore, 69-vjeçarja princeshë Anne i zë vendin princ Harryt

E para kapitene femër në Marinën Mbretërore, 69-vjeçarja princeshë Anne i zë vendin princ Harryt

nga Albina Hoxhaj

Princesha Anne, 69 vjeç është vendosur të marrë përsipër rolin e Princit Harry në Marinsat Mbretërore dhe të bëhet Kapitenia e parë femër, duke shënuar historinë.

Ajo është e vendosur të bëjë histori mbretërore duke marrë përsipër rolin ushtarak të Princit Harry në Marinsat Mbretërore.

Princesha e palodhur 69- vjeçare, e cila jeton në parkun Gatcombe në Gloucestershire, tashmë është e lidhur me 65 organizata ushtarake dhe aktualisht është Shef Komandante për Gratë në Marinën Mbretërore.

Ajo thuhet se do të bëhet Kapitenia e parë femër duke zëvëndësuar, Dukën e Sussex, që hoqi dorë nga urdhrat e tij ushtarake në pranverë. Sipas botimit, Mbretëresha do të njoftojë emërimin në kohën e duhur.  

Princi Harry dhe Meghan Markle pak kohë më parë njoftuan se ata po tërhiqeshib si anëtarë të Familjes Mbretërore, për t’u zhvendosur në Kanada. Buckingham Palace njoftoi se si pjesë e marrëveshjes së re të çiftit, e cila përfshin që ata të bëhen ‘të pavarur financiarisht’, princi kërkohet të tërhiqet nga ’emërimet e tij zyrtare ushtarake’.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!