Home Politike Reforma Zgjedhore/ Ekspertët e OSBE/ODIHR takim me anëtarët e Këshillit në orën 17:00

Reforma Zgjedhore/ Ekspertët e OSBE/ODIHR takim me anëtarët e Këshillit në orën 17:00

nga Albina Hoxhaj

Ekspertët e OSBE/ ODIHR ka mbërritur sot në Tiranë për Reformën Zgjedhore dhe pritet që sot në orën 17:00 të zhvillojnë një takim me anëtarët e Këshillit Politik që janë, Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi.

Ekspertët e OSBE-së do të shërbejnë si “ndërmjetësuese” mes palëve në pikat që nuk gjejnë dakordësi si dhe do të jenë monitorues nëse dokumenti përfundimtar do të ketë reflektuar rekomandimet e OSBE-ODIHR.  

Më 14 janar opozita dhe maxhoranca arritën në një konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Konsensusi për publikun ishte i papritur dhe i pari që dha lajmin ishte Lulzim Basha, cili pas një takimi me aleatët, në një dekleratë për mediat emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS.Më pas u bë me dije se ndërkombëtarët kishin punuar për një kohë të gjatë që të arrihej ky konsensus, por ishin ndaluar për disa javë nga situata e tërmetit të 26 nëntorit. Në takimin e parë të tryezës konsensuale u miratua dhe dokumenti i parë që formoi këshillin politik dhe më pas u miratua kalendari i punimeve për Reformën Zgjedhore. Deri më 15 mars, ekspertët e opozitës, maxhorancës dhe opozitës jo-parlamentare do të diskutojnë 13 tema, përfshirë këtu edhe dekriminalizimin, dhe burimet e financimit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!