Wed. Apr 14th, 2021

 Meghan Markle dhe Princi Harry mund të kthehen në Pallatin Mbretëror, më shpejt se sa e kishim menduar.

Mbretëresha Elizabeth II thuhet se ka kërkuar që Duka dhe Dukesha e Sussex të marrin pjesë në një ngjarje të fundit mbretërore para se të zhvendosin jetën e tyre jashtë familjes mbretërore, në Kanada. Sipas The Sunday Times, Mbretëresha u kërkoi atyre që të bashkohen me pjesën tjetër të familjes në shërbimin vjetor të “Commonëealth” në Ëestminster Abbey në Londër më 9 mars.

Duka dhe Dukesha e Sussex bashkë me djalin e tyre Archie, i cili do të mbushë 10 muaj, pritet që të marrin pjesë në këtë ngjarje mbretërore.

Që kur njoftuan në janar vendimin e tyre për të braktisur familjen mbretërore, Meghan dhe Harry bashkë me djalin e tyre, kanë jetuar jashtë Vancouver, në Kanada.

Pasi mbajti një samit për të diskutuar çeshtjen “Megxit”, Mbretëresha shprehu mbështetjen e saj për vendimin e tyre në një deklaratë, në të cilën ajo tha se shpreson që marrëveshja do t’i lejojë Markle dhe Harry të nisin një jetë të re të lumtur dhe paqësore.

error: Content is protected !!