Home Politike 13 vite nga protesta e Ahtisarit/ LVV humbi dy aktivistë, Kurti i përkujton me marshim, simpatizanti i fal bluzën e larë me gjak

13 vite nga protesta e Ahtisarit/ LVV humbi dy aktivistë, Kurti i përkujton me marshim, simpatizanti i fal bluzën e larë me gjak

nga Albina Hoxhaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në marshimin përkujtimor të protestës së 13 viteve më parë kundër Paketës së Ahtisarit, ku Lëvizja Vetëvendosje humbi dy nga anëtarët e saj Arben Xheladinin dhe Mon Balajn.

Në fjaën e tij, Kurti tha se 13 vite më parë kishin protestuar paqësisht dhe me shumë të drejtë, por u shpërblyen ndryshe.

“Protestuam kundër diskriminimit të shqiptarëve në Paketën e Ahtisaarit. Aty 37 herë përmendej fjala serb; ndërsa shqiptar vetën një herë. Vetëm njëherë përmendej gjuha shqipe.  Ato vendime që u pranuan kollaj nga politikanët dritëshkurtër, sot i kushtojnë shumë Kosovës dhe ia kanë gjymtuar shtetit sovranitetin. Kjo protestë ishte ndër demonstratat më të mëdha të pasluftës dhe në ballë të saj qëndronte Adem Demaçi. 232 plumba gome u gjuajtën mbi trupat tanë ku u vranë aktivistët Xheladini dhe Balaj. Ku do të ishin ata sot po të mos kishte ndodhur ajo padrejtësi?. Do të ishin aktivistë të ndershëm dhe jo përfitues. Ata ishin të gatshëm të jepnin gjithçka. Protesta jonë nuk ishte e kotë. Një muaj pas protestës, Ahtisaari ia bashkëngjiti pakos së tij një faqe ku shkruante pavarësi për Kosovën. Pesë muaj pas protestës, OKB e ndaloi përdorimin e plumbave të gomës,”-tha ndër të tjera Kurti.

Teksa marshonte bashkë me aktivistët e tjera, kryeministri i ri i Kosovës ka marrë edhe një dhuratë shumë domethënëse. Një mbështetës i tij i dhuroi një bluzë me mbishkrimin “Vetëvendosje”, e cila kishte ende gjak në të, dhe sipas pronarit të saj ishte veshur 13 vite më parë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!