Wed. Apr 14th, 2021

Një mace e animuar e bezdisur nga miu që jeton në shtëpinë e saj, krijon komplote për ta larguar atë.

Ndërtimi i kësa dysheje ishte ëndërruar nga Departamenti i animacionit i MGM, ku krijuesit Bill Hanna dhe Joe Barbera punuan në të. Ata kishin luftuar të imitonin suksesin e studiove të tjera, që kishin prodhuar karaktere si Porky Pig dhe Mickey Mouse, ka shkruar BBC.

Nga mërzia, animatorët, të dy nën moshën 30-vjeçare filluan të nxjerrin në dritë idetë e tyre. Barbera tha se ai e donte shumë konceptin e thjeshtë të një karikaturë mace dhe miu, me konflikte dhe ndjekje, edhe pse ishte bërë për hera të panumërta më parë.

Debutimi u bë hit dhe u solli atyre një nominim Oscar për filmin më të mirë të shkurtër. Pavarësisht punës së tyre, animatorët nuk u besuan në punën e tyre.

Ndryshimi erdhi kur atyre iu arriti nga një figurë me ndikim në industri në Teksas, kur pyeste se kur ajo do të shihte sërish një tjetër episodë nga ato “vizatime të mrekullueshme të maceve dhe miut”.

Një version i ri i transmetuar që nga viti 2014.

Ju ndoshta mund të mendoni se çfarë ndodh më pas, por historia mbaron ashtu siç bën pothuajse gjithmonë, me mace që bërtasin nga dhimbja pasi zihen gjatë gjithë kohës.  

Komploti mund të jetë i njohur, por historia prapa tij mund të mos jetë. Puss merr Boot ishte i pari nga ata që publikuan, në 1940.

Jasper dhe Jinx, siç u njohën për herë të parë, u bënë Tom dhe Jerry. Sipas Barbera nuk ka pasur ndonjë diskutim në të vërtetë për personazhe të heshtura, por pasi u rritën me filma të heshtur që Charlie Chaplin, krijuesit e dinin se mund të dilte qesharake filmi i animuar pa dialog. Muzika e kompozuar nga Scott Bradley nënvizoi aksionin si rrjedhojë. Kryeveprat e vazhdueshme i ndihmuan dyshes së animuar të fitojnë shtatë çmime ‘Academy Aëards’ dhe të ardhura të konsiderueshme nga filmat artistik.

Në 80 vite krijimi, macja dhe miu janë shfaqur në të gjitha format, nga një version për fëmijë deri në një film muzikor të vitit 1992, ku ata kënduan dhe folën. Bill Hanna vdiq në 2001 dhe Joe Barbera ndërroi jetë në 2006.

error: Content is protected !!