Home Politike Zbardhet agjenda, Albin Kurti viziton nesër Tiranën si kryeministër i Kosovës

Zbardhet agjenda, Albin Kurti viziton nesër Tiranën si kryeministër i Kosovës

nga Albina Hoxhaj

Albin Kurti do të vizitojë për herë të parë Tiranën si kryeministër i Kosovës. Herën e fundit që ishte në Tiranë Kurti festonte fitoren e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 por nuk ishte dekretuar ende zyrtarisht si kryeministër.

Mediat kosovare raportojnë se kryeministri i Kosovës e fillon turin e vizitave të jashtme me Shqipërinë, ku ka planifikuar takime me Edi Ramën, Gramoz Ruccin, Ilir Metën, Erion Veliajn dhe Lulzim Bashën.

Madje me homologun shqiptar Edi Ramën do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp në kryeministri. Qëndrimi i tij do të zgjasë deri në mesditë. Nisja drejt Morinës për kthimin në Kosovë është parashikuar në 12.40.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!