Home Politike ‘Kur nuk ka shpjegim, je më i korruptuari’, Spahiu: Ministria e Financave raporton 375.6 milion euro borxhe, KLSH dyfishin

‘Kur nuk ka shpjegim, je më i korruptuari’, Spahiu: Ministria e Financave raporton 375.6 milion euro borxhe, KLSH dyfishin

nga Albina Hoxhaj

Ish- deputeti i LSI Përparim Spahiu ka komentuar raportin e borxhit të Ministrisë së Financave i cili shkon deri në 375. 6 milion euro jashtë bilancit.

Në të njëjtën kohë Spahiu thotë se KLSH nxjerr dyfishin e borxhit për të njëjtën periudhë por shton se kur nuk ka shpjegim për paratë e taksapaguesve atëhere je i korruptuar duke ja hedhur si akuzë mazhorancës dhe kryeministrit.

STATUSI I PERPARIM SPAHIUT

375.6 milion euro, borxhe jashtë bilancit, raporton Ministria e Financave (KLSH për të njëjtën periudhë raporton dyfishin).

Tani, kur:

Nuk ka rritje pagash e pensionesh prej 7 vitesh,
nuk ka investime direkte në infrastrukturë,

nuk ka subvencione për bujqësinë,
kërkon borxh mbi 700 milion euro per ujësjellësa,
ndërtimim e shkollave dhe spitaleve e ke dhënë me PPP,
ke nivelin më të lartë të taksave dhe tatimeve në rajon,

patjetër që je më i KORRUPTUARI pasi nuk ka asnjë shpjegim tjetër se ku shkojnë paratë e taksapaguesve.


Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!