Home Kronike FNSH kontrolle blic gjatë natës në qytetet kryesore të vendit

FNSH kontrolle blic gjatë natës në qytetet kryesore të vendit

nga Albina Hoxhaj

FNSH-të, Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrullat e Përgjithshme dhe Policia Rrugore, po vijojnë aksionet blic në qytetet kryesore të vendit për kapjen e personave në kërkim.

Njoftimi i plotë

Policia e Shtetit Kontrolle të befasishme dhe me pika kontrolli të lëvizshme po vijojnë në të gjithë vendin.

Dhjetra pika kontrolli me orare të shkurtra ditën dhe natën dhe kontrolle të befasishme në lëvizje po vijojnë prej 96 orësh në të gjitha qarqet e vendit nga FNSH-të, Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrullat e Përgjithshme dhe Policia Rrugore.

Kontrollet me objekt automjetet e blindura dhe ato luksoze si dhe për persona me precedent kriminal.  

Specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, janë pjesë e grupeve të kontrolleve me qëllim verifikimin në kohë të automjeteve, mallrave dhe personave te dyshuar. Asnjë konfuzion dhe as vonesë për qytetarët e rregullt.

Kontrolle dhe verifikime tê imtësishme dhe të thelluara po kryhen kryesisht mbi automjete luksoze dhe të blinduara që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra apo që qarkullojnë me armë zjarri dhe dokumente të falsifikuara. Kontrollet po vijojnë në të gjitha qytetet e vendit. Respekto ligjin/udhëto i sigurt.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!