Home Politike Anti-shpifja dhe shkarkimi i Metës, dy delegacione të Komisionit të Venecias në Tiranë

Anti-shpifja dhe shkarkimi i Metës, dy delegacione të Komisionit të Venecias në Tiranë

nga Albina Hoxhaj

Dy delegacione të Komisionit të Venecias do të mbërrijnë në Tiranë gjatë kësaj jave.

I pari do të ketë në fokus informimin për paketën anti-shpifje, ndërsa i dyti do të mbledhë të dhëna mbi konfliktin e mazhorancës me presidentin për betimet në Gjykatën Kushtetuese.

Delegacioni që do të  shqyrtojë ligjet e medias, do ti nisë takimet të hënë me Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe me të gjitha palët parlamentare, ndërsa të martën do të takojnë Presidentin Meta dhe institucionet e tjera. Anti-shpifja u dërgua në Venecia nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Ndërsa sa i takon kërkesës së mazhorancës për shkarkimin e Metës, kjo është hera e dytë që Venecia mbërrin në Shqipëri.

Kjo pasi socialistët kërkuan një opinion edhe mbi betimet e gjyqtarëve Kushtetues, pas konfliktit me Presidentin që nuk e thirri për betim Arta Vorpsin.

Për këtë çështje, Venecias ju drejtua edhe Presidenti Meta me pyetjet e tij.

Të dërguarit e Komisionit do të takojnë palët  të mërkurën dhe të enjten.

Për të dyja këto çështje, Komisioni i Venecias do ta japë opinionin e saj në mbledhjen e Asamblesë së saj në muajin mars.

Në pritje të këtyre dokumente, PS ka ndaluar në Kuvend edhe punën e komisionit hetimor për shkarkimin e Metës, edhe rivotimin e ligjit të medias audiovizive./abcnews/

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!