Home Kronike Pengmarrja dhe vrasja makabër e Jak Prengës, Prokuroria e Tiranës i kalon dosjen SPAK-ut

Pengmarrja dhe vrasja makabër e Jak Prengës, Prokuroria e Tiranës i kalon dosjen SPAK-ut

nga Albina Hoxhaj

Prokuroria e Tiranës do të kalojë zyrtarisht dosjen për pengmarrjen dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jak (Jani) Prengës në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se hetuesia e kryeqytetit po bën gati dosjen për të dorëzuar të gjitha aktet të hënën pranë SPAK. Hetimet do të ndiqen nga krimet me pasurinë dhe rrëmbimet e grupit kriminal

Deri më tani Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Të arrestuarit janë Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Elton Hajrin dhe Olsi Turjan, të cilët akuzohen për mbajtje peng të personit dhe “armëmbajtje pa leje”, si dhe Festim Bexhdili, që u arrestua në Kavajë, akuzohet për fshehje dhe asgjësim të trupit të pajetë të Prengës. Ky i fundit ka pranuar që të bashkëpunojë edhe me drejtësinë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!