Home Kronike Përplasja me armë zjarri në mes të Shkodrës, plagosën një kalimtare, Gjykata jep sot masat për katër të arrestuarit

Përplasja me armë zjarri në mes të Shkodrës, plagosën një kalimtare, Gjykata jep sot masat për katër të arrestuarit

nga Albina Hoxhaj

Ditën e sotme, Gjykata e Shkodrës do të japë masën e sigurisë për katër personat e arrestuar për plagosjen e Liljana Jeremijas, një kalimtare e rastit. Objekti i vërtetë ishte Mirsad Meta, i cili është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës.

Për plagosjen e kalimtarëve, para trupës gjykuese do të japin “llogari”  Ension Buraku, Argjend Rexha, Riad Gjeladini dhe Liridon Lushi.

Mbrëmjen e 5 shkurtit në pedonalen e Shkodrës, Argjend Rexha 31-vjeç, Rihad Xheladini 20-vjeç dhe Ension Buraku, 24-vjeç, qëlluan me armë zjarri në drejtim të Mirsad Meta, 26-vjeç. Ky i fundit u përgjigj me breshëri plumbash. Meta dyshohet se është personi që më 26 janar i ka vënë tritol makinës së Ornela Burakut, efektives së Policisë në Durrës.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si hakmarrje,  pasi Ension Buraku, vëllai i efektives bashkë me shokët hapi zjarr ndaj Metës, ku ky i fundit iu përgjigj me breshëri plumbash. Po kështu burimet bëjnë me dije se  tritoli i vendosur në Durrës, nuk ka qenë për efektiven e policisë, por pikërisht për vëllain e saj, Ension Buraku.

Lajme te ngjashme