Home Bota Çmontohet banda e trafikut të drograve të forta në Itali, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

Çmontohet banda e trafikut të drograve të forta në Itali, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

nga Albina Hoxhaj

Një rrjet i gjerë dhe i degëzuar i shpëndarjes së kokainës, heroinës, amfetamines në sheshe dhe rrugë të ndryshme të qytetit të Asti dhe madje përpara disa institucioneve arsimore, madje në një shkollë e mesme u çmontua nga policia e Asti.

Policia gjurmoi grupin, i cili përbëhej nga italianë, tunizianë, nigerianë e shqiptarë. Njëzetë persona u arrestuan në kuadër të këtij operacioni, 11 tani, ndërsa mendohet se ky është një grup i mirfilltë kriminal që vepron në fushën e trafikut të lëndëve të ndryshme narkotike, shkruan La Stampa.

“Hetimet zgjatën një vit – tha komisarja Alessandra Faranda Cordella në një konferencë për shtyp – dhe rreth 30 mijë furnizime droge u gjurmuan, kurse janë sekuestruar rreth shtatë kilogramë”. Karabinierët, nën drejtimin e Loris Petrillo, punuan në 12 mijë orë përgjime dhe vëzhgime.

Sheshet kryesore ishin midis zonave të Corso Cavallotti, Piazza del Palio, stacionin e trenit, Via Atleti Azzurri, por edhe selia e përgjithshme e grupeve që merreshin me drogën. Në mesin e konsumatorëve ka edhe persona të mitur. Droga blihej çdo ditë dhe disa herë në ditë nga të dyshuarit që shkonin ta merrnin me tren në Torino. Disa, herë, lënda narkotike fshihej në gojë, me qëllim që të gëlltitej, në rast se ndaloheshin nga policia.

U mor masa “arrest me burg” për:

  1. SCHIALVA Riccardo Francesco, 43 vjeç nga Asti;
  2. CHAABENI Mahdi, 47 vjeç, tunizian;
  3. MAMNI Ahmed, 36 vjeç tunizian;
  4. SAIDI Mourad, Tunizian 40 vjeç;
  5. BOUCHIBA Moez Ben Hassen, 43 vjeç tunizian;
  6. SELMI Hafedh, tunizian 44 vjeç;
  7. OHAMARA ONIEKA Kingsley, tunizian, 44 vjeçe;
  8. ORIGLIA Pietro, 55 vjeç, italian nga Asti;

U vendos “arrest shtëpie” për:

  1. BAGARINI Livio, 43 vjeç nga Asti;
  2. BIGHI Massimo, 50 vjeç nga Asti
  3. DEMARIA Paolo, 50 vjeç nga Asti;
  4. FERRARA Antonio, 60 vjeç nga Asti;
  5. KIPTIU Xhemal, shqiptar 53 vjeç;
  6. VACCA Michele, 48 vjeç nga Asti;

U dha masa e detyrimit të paraqitjes për:

  1. O.M., nigerian 32 vjeç

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!