Home Politike Kongresi i 29 shkurtit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Asamblesë Kombëtare

Kongresi i 29 shkurtit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Asamblesë Kombëtare

nga Albina Hoxhaj

Partia Socialiste ka nisur përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Asamblesë Kombëtare që pritet të zgjidhen nga Kongresi më 29 shkurt.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, bënë të ditur se ky proces po zhvillohet në të 12 qarqet e vendit. Balla thekson se norma e përfaqësimit për anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS që zgjidhen nga Kongresi është një anëtar i AK për 800 anëtarë partie.

“Teksa procesi i riorganizimit të Partisë Socialiste vijon, në të 12 qarqet e vendit po zhvillohet këtë fundjavë një proces demokratik dhe transparent në përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Asamblesë Kombëtare që do të zgjidhen nga Kongresi Zgjedhor i PS më 29 Shkurt”,- bënë të ditur Balla.

“Propozimet e kandidaturave për anëtarë të Asamblesë Kombëtare bëhen nga 1510 delegatët e Kongresit të PS, duke respektuar parimet e barazisë gjinore, meritokracisë profesionale dhe politike, integritetit moral e ligjor si dhe me vëmendje të veçantë promovimi i të rinjve, si qasje e përhershme e Partisë Socialiste”,- vijon Balla.

“Norma e përfaqësimit për anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS që zgjidhen nga Kongresi është një anëtar i AK për 800 anëtarë partie. Propozimi dhe votimi i kandidaturave për anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste garanton përfaqësimin e barabartë të gjithë territorit të vendit si dhe të bashkë-atdhetarëve tanë që jetojnë e punojnë nëpër botë”, -thekson Balla.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!