Home Politike Vjedhja e këngës për 100-vjetorin e Tiranës, Zhupa-Veliajt: Vesi del me shpirtin

Vjedhja e këngës për 100-vjetorin e Tiranës, Zhupa-Veliajt: Vesi del me shpirtin

nga Albina Hoxhaj

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me këngën e realizuar për 100-vjetorin e Tiranës. Në një status në profilin e saj në Facebook, Zhupa ka publikuar këngën që inspiroi kryebashkiakun Erion Veliaj dhe këngëtarin Big Basta. Sipas Zhupës, kjo gjë tregon se vesi del me shpirtin dhe se Veliaj ka vjedhur në çdo fushatë.

“Vesi del me shpirtin! Veliaj duhet te vjedhin ne cdo fushe! Tirana ne kete 100 vjetor mund te kishte qindra kenge te orkestruara posacerisht per te, duke e nderuar kryeqytetin, duke perfshire edhe motivet tironse pse jo. Por jo, Veliaj zgjodhi qe per 100 vjetor Tiranen ta nderonte me nje vjedhje te rradhes, me kengen e Londres! Tirana e vjedhur eshte nga Veliaj por skishte nevoje tja u kujtonte edhe per 100 vjetor! Tirana nuk e meriton nje hajdut serial si Veliaj!”- shkruan Zhupa.  

Kryebashkiaku, Erion Veliaj publikoi një video me rastin e 100-vjetorit të Tiranës. Veliaj ka marrë copy paste video-n promovuese që homologu i tij Sadiq Khan ka bërë për Londrën. I vetmi ndryshim është fjala “Londër”, e cila është zëvendësuar me “Tiranë”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!