Home Aktualitet Rreziku i koronavirusit vjen pranë Shqipërisë, dyshohet se një person në Kosovë mbart virusin vdekjeprurës

Rreziku i koronavirusit vjen pranë Shqipërisë, dyshohet se një person në Kosovë mbart virusin vdekjeprurës

nga Albina Hoxhaj

Një person i shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dyshohet se është i infektuar me koronavirus. Mediat kosovare shkruajnë së pacienti i dyshuar me sëmundjen vdekje prurëse ka lindur në Kinë. Aktualisht ai ndodhet në ambientet e Klinikës Infektive brenda QKUK’së.

Në lidhje me këtë rast mësohet se QKUK do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme, për të qartësuar rrethanat.  

Ky virus ka vrarë më shumë se 700 njerëz dhe ka infektuar mbi 30,000 globalisht. Ai u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve nuk munguan as të infketuarit në shtete të ndryshme të botës. Ndërkohë Kina, ka ndërtuar një spital në vetëm 10 ditë. Spitali Huoshenshan Huoshenshan u hap për pacientët e tij të parë të hënën, pak më shumë se një javë pasi filloi puna për hapjen e themeleve. Shumë shpejt, dyert i hap edhe Spitali Leishenshan, që pritet të akomodojë përkatësisht deri në 1.500 pacientë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!