Home Kronike Policia blindon Gjirokastrën pas urdhërit të Veliut, bllokohen 17 automjete luksoze, 9 persona të shoqëruar

Policia blindon Gjirokastrën pas urdhërit të Veliut, bllokohen 17 automjete luksoze, 9 persona të shoqëruar

nga Albina Hoxhaj

17 makina luksoze kanë sekuestruar përgjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Gjirkastrës. Burime për Dosja.al al shprehen se qarku i Gjirkastrës ka qenë krejtësisht i blinduar nga forcat e shumta të efektivëve të policisë të cilët kanë ngritur pika kontrolli në lagjen Gerhot, në akset rrugore si Gjirkastër-Tepelenë, Subash, Memaliaj, Tepelenë-Përmet, Gjirokastër-Kakavijë, ku është kontrolluar çdo makinë luksoze.

17 makina të këtij lloji të cilat kanë rezutuar me probleme të ndryhsme janë bllokuar ndërsa janë shoqëruar në Polici 9 persona. Indetitetet e të shoqëruarve ende nuk dihen.

Kujtojmë se dje ka qenë i pranishëm në Gjirokastër dhe Drejtori i Përgjithshem i Policisë Ardi Veliu dhe një ndër porositë e tij ishte ‘sa më shumë pika kontrolli për te goditur mjetet e parregullta dhe ato të luksit, si dhe ndalimin e  personave në kërkim’. Ky aksion vijon edhe në qytetet e tjera të vendit, si Berati dhe Fieri, ku në dy qytetet ka një numër të madh efektivësh. 

Operacionet po kryhen në kuadër të paketës “AntI-kçk”, e cila ka zbritur në terren strukturat e OFL-së. nëse makinat e sekuestruara rezultojnë të jenë në emër të personave me të shkuar kriminale, apo nuk justifikohen nga personi që I ka në pronësi, gjothçka kalon në duart e OFL-së. Theksojmë se gjithashtu janë sekuestruar edhe 4 makina të blinduara që rezultuar në emër të disa personave problematikë, si Durim Bamit dhe Land Muharremit (Rumi)  Dashamir Gjokës dhe Saimir Taullaut.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!