Home Aktualitet Bardhi: Vetëm zgjedhjet e parakohshme mund të zgjidhin krizën politike

Bardhi: Vetëm zgjedhjet e parakohshme mund të zgjidhin krizën politike

nga Albina Hoxhaj

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi deklaroi sot se vetëm zgjedhjet e parakohshme, të lira dhe të ndershme mund të zgjidhin krizën politike.

Shqiptarët, tha ai, duan ndryshimin.

Në një deklaratë për mediet, Bardhi tha se mungesa e zgjedhjeve të lira e të ndershme qëndron në themel të krizës në Shqipëri.

“Partia Demokratike shpreh bindjen e palëkundur se kjo krizë mund të zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe me zgjedhje kushtetuese lokale. Qytetarët shqiptarë, njësoj si qytetarët e Bashkimit Europian meritojnë të kenë një qeveri qendrore dhe një pushtet lokal të zgjedhur me votë të lirë”,- nënvizoi Bardhi. /ata.gov.al

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!