Home Bota Alarmi për koronavirusin mbyll 2 shkolla në Francë, ministrja: Konfirmojmë 5 raste të reja

Alarmi për koronavirusin mbyll 2 shkolla në Francë, ministrja: Konfirmojmë 5 raste të reja

nga Albina Hoxhaj

Ministrja e Shëndetësisë, Agnès Buzyn ka njoftuar të shtunën se 5 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në Francë. Të infektuarit janë 4 të rritur dhe 1 fëmijë. “Gjendja e tyre klinike nuk paraqet asnjë shenjë serioze”,-tha ministrja. Të prekurit janë shtruar në spitalin e Lionit, Grenoble et Saint-Ettiene.

“Një rast tjetër është sinjalizuar mbrëmjen e djeshme, dhe bëhet fjalë për një rezident britanik, i cili është kthyer nga Singapori, ku kishte shkuar që prej 20 deri më 23 janar.”-shtoi ajo. 

Ai qëndroi në Francë nga 24 deri në 28 janar në një shtëpi në Contamines-Montjoie, në Haute-Savoie. Në këtë shtëpi janë dy apartamente. Tek i pari, tri persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit, ndërsa 4 të tjerë kishin simptoma më të pakta. Në apartamentin e dytë, ndodhej një baba dhe djali i tij, 9 vjeç, që ishin kontaminuar.

E ëma, nuk kishte prezente, pasi ndodhet e shtruar në një spital në tokën britanike. 5 personat që rezultojnë pozitiv nga koronavirusi, dhe 6 britanikët e tjerë që kanë patur kontakt, ndodhen në spital. Të gjithë janë të kombësisë britanike.

Autoritetet aktualisht po gjurmojnë kontaktet e ngushta të këtyre njerëzve. Ky është rasti i një fëmije 9-vjeçar i cili ka qëndruar në dy shkolla, përfshirë atë të komunës
ku ai banon dhe të shokëve të tij.  

Pas këtij alarmi, të dy shkollat që fëmija vizitoi do të mbyllen javën e ardhshme “për të lejuar hetimet “. Fëmijët në këto shkolla do të monitorohen për të “zbuluar nëse ata kanë qenë në kontakt me fëmijën e sëmurë dhe të kontrollojnë nëse kanë ndonjë problem”“Do të bëhen një numër i caktuar rregullimesh për fëmijët e tjerë dhe prindërit e tyre“, të cilët do të marrin një letër nga Ministria e Arsimit, duke u treguar atyre rregullimet që do të bëhen.

Deri më tani janë konfirmuar 11 raste në Francë, të cilët po trajtohen. Disa prej tyre, me kombësi kineze, së shpejti mund të kthehen në shtëpitë e tyre. Vetëm një person është ende në gjendje të rëndë.

40 francezë do të riatdhesohen të dielën 9 shkurt nga Kina. Të kthyerit e parë nga Wuhan, të ardhur në 31 janar dhe të vendosur në karantinë në Carry-le-Rouet (Bouches-du-Rhône), do të shohin nëse periudha e tyre e izolimit do të përfundojë siç ishte planifikuar të Premten në 14 Shkurt. Nga ana tjetër, ende do të ketë karantinë në Carry-le-Rouet, dhe kjo deri në 16 shkurt, për 40 personat që mbërritën nga Ëuhan në një aeroplan të dytë, të Dielën e 2 shkurtit. Në Kinë, më shumë se 720 njerëz janë vrarë nga virusi, dhe janë zbuluar 34,000 raste. Franca iu këshillon shtetasve të saj që të mos shkojnë në Kinë, përveç nëse ka arsye të forta.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!