Home Ekonomi 14 miliardë lekë pagesa në vit, bashkia Tiranë, institucioni me portofolin më të lartë

14 miliardë lekë pagesa në vit, bashkia Tiranë, institucioni me portofolin më të lartë

nga Albina Hoxhaj

Bashkia Tiranë rezulton se është bashkia me performancën më të mirë në mbledhjen e taksave e për rrjedhojë edhe në zgjerimin e portofolit të shpenzimeve. Të dhënat e publikuara nga Spending Data për periudhën janar-dhjetor 2019, tregojnë se Bashkia Tiranë ka paguar përmes transaksioneve të Thesarit, shumën prej 14 126 289 737 (katërmbëdhjetë miliard e njëqind e njëzet e gjashtë million e dyqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e tridhjetë e shtatë) Lekë. Ekuivalente në Euro me rreth 115.8 milion.

Me këtë portofol pagesash Bashkia Tiranë rezulton në renditje Institucioni me Buxhetin më të lartë për pagesa të ekzekutuara në 2019, duke kaluar kështu institucione qendrore me portofol të lartë si Autoriteti Shqiptar i Rrugëve; Fondi Shqiptar i Zhvillimit; Qendra Universitare Spitalore Nënë Tereza.Etj Bashkitë që e pasojnë janë shumë herë më pak në vlera e konkretisht ajo e Durrësit ka vetëm 2.74 miliard lekë apo ajo e Kamzës me 2.27 miliard lekë

Bilancet e institucioneve

Në përllogaritje është parë vetëm buxheti i drejtpërdrejtë i bashkisë pa konsideruar institucione vartësie dhe shoqëritë me zotërim publik nga kjo Bashki. Kjo bashki ka popullsi të lartë tashmë me mbi 1 milion rezident të cilët sigurojnë një bazë të madhe tatimpaguesish.  

Bashkia ka performancë të mirë në mbledhje taksash çka e bën të garantojë portofol për shpenzime dhe investime. Në 2019, Bashkia Tiranë ka shpenzuar për projekte edhe nga qeveria qendrore përmes Programeve të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve. Të tjera Institucione me domethënie për portofolin e pagesave për 2019 janë të aksesueshme tek Transaksione Thesari ku gjithashtu mund të detajohet veç vlerës edhe lista e pagesave sipas përshkrimeve dhe përfituesve.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!