Home Kronike OFL aksion blic në Gjirokastër, sekuestrohen makina luksoze

OFL aksion blic në Gjirokastër, sekuestrohen makina luksoze

nga Albina Hoxhaj

Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit, në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në bazë të nenit 19 të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, nxorri urdhrat e sekuestrimit në kushtet e emergjencës për disa automjete të blinduara, të cilat u sekuestruan gjatë operacionit.

Automjetet e sekuestruara janë në pronësi të shtetasve:

S. T., banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

D. Gj., banues në Durrës, i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore;

D. B., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Operacioni vijon dhe OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!