Home Bota Pamje prekëse/ Koronavirusi ndan çiftin kinez, shohin njëri-tjetrin pas 11 ditësh nëpërmjet xhamit dhe premtojnë se do martohen

Pamje prekëse/ Koronavirusi ndan çiftin kinez, shohin njëri-tjetrin pas 11 ditësh nëpërmjet xhamit dhe premtojnë se do martohen

nga Albina Hoxhaj

Pamje të trishta po aq dhe romantike shihen tek çifti kinez ku ngjajnë me një skenë filmi.

Chen Ying, një infermiere që ndihmon pacientët për të luftuar koronavirusin në repartin e izolimit të spitalit të saj në Hangzhou të Kinës është detyruar të rri larg personave të saj të dashur. Për shkak të masave paraprake të sigurisë, çifti nuk është lejuar të takojë njëri-tjetrin për 11 ditë.

Në videon e mëposhtme shihet momenti kur ata do të ribashkohen më në fund, por vetëm nëpërmjet xhamit pasi ata nuk mund ta prekin njëri-tjetrin.  

Çifti mund të puthet vetëm nëpërmjet xhamit. Ata i kanë premtuar njëri-tjetrit se do të martohen, menjëherë pasi ajo të largohet nga objekti.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!