Home Kronike Policia blindon Fierin e Gjirokastrën, dhjetëra efektivë kontrolle në rrugë: Do kapim personat që janë në kërkim

Policia blindon Fierin e Gjirokastrën, dhjetëra efektivë kontrolle në rrugë: Do kapim personat që janë në kërkim

nga Albina Hoxhaj

Policia e Shtetit ka nisur një aksion të gjere në disa qyteteve, ku sot në mbrëmje është ndalur në Fier. Me anë të një video-je është bërë me dije se po zhvillohet një aksion me postblloqe në rrugë, për kapjen e personave në kërkim dhe zbulimin e mjeteve të vjedhura. Sipas Policisë, mjetet kontrollohen dhe për dokumentacionin dhe nëse drejtuesit e tyre qarkullojnë me armë me vete.

Plan masash për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë, me mjete të blinduara pa dokumentacionin përkatës, për goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe bllokimin e mjeteve të vjedhura. Kontrollet nga strukturat e DVP Fier dhe FNSH Fier”, shkruan Policia.  

Forca të shumta janë vendosur dhe në qarkun e Gjirokastrës, ku janë stacionuar postblloqe në hyrjet e qyteteve dhe po kontrollohen të gjitha makinat. Po sot një operacion i gjerë është zhvilluar dhe në Berat, ku forca të shumta kanë blinduar qytetin dhe mësohet se operacioni do të zgjasë për disa ditë me radhë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!