Home Kronike SPAK sekuestron dosjen e Porto Romanos, nën hetim tenderi me vlerë 1.62 miliardë lekë

SPAK sekuestron dosjen e Porto Romanos, nën hetim tenderi me vlerë 1.62 miliardë lekë

nga Albina Hoxhaj

Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka sekuestruar dosjen e tenderit për kthimin e landfillit të Porto Romanos në park.

Tenderi me vlerë 1.62 miliardë Lekë është zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës – Kanalizimeve. Fitues është shpallur bashkimi i operatorëve mes kompanisë shqiptare “Victoria Invest International” dhe kompanisë italiane “De Mare srl”.

Sekuestrimi ka të bëjë me faktin se në buletinin e Agjencisë së Prokurimeve Publike rezulton se tenderi është zhvilluar pa garë, por me procedurë prokurimi me negociim, pa shpallje paraprake.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve ka argumentuar se kjo mënyrë është përzgjedhur për shkak të nevojës ekstreme pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.  

Ajo sqaroi për Tv Klan se është bazuar në një vendim të Këshillit të Ministrave të datës 16 Dhjetor të vitit 2019.

Me këtë vendim, Këshilli i Ministrave e ngarkon këtë agjenci që të merret inkapsulimin dhe rijetësimin e landfillit të Porto Romanos, me procedurë të përshpëjtuar.

Hetimi i SPAK mësohet se ka objekt procedurën e ndjekur, për të zbuluar nëse ka pasur paracaktim të fituesit në tender./tvklan/

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!