Home Politike PS e Cakranit kundër vendimit “nga lart”, kërkojnë zgjedhje dhe jo komandim për kryetarin e ri. Peticioni që kanë nënshkruar

PS e Cakranit kundër vendimit “nga lart”, kërkojnë zgjedhje dhe jo komandim për kryetarin e ri. Peticioni që kanë nënshkruar

nga Albina Hoxhaj

Debate të ashpra janë zhvilluar në Cakran për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Socialiste në këtë zonë, që është një nga njësitë administrative më të mëdha në vend me gati 22 mijë banorë. Në takimin e zhvilluar dje 15 kryetaret e organiatave të PS kanë dalë me një petecion për kundërshtimin e Safret Hoxhës, i cili mësohet se është zgjedhur që të vendoset në krye të PS

Peticioni i PS në Cakran

Adelina Rista dhe Xhevit Bushi kanë qenë dy të deleguarit e PS që kanë vendosur pa votim Safret Hoxhën kryetar të PS ndërkohë potecioni kërkon që të bëhen votime të rregullta ku të zgjedh anëtarësia dhe jo deputetët. Ndërkoheë mbledhja e djeshme është mbyllur me vendimarrjen e dy deputetëve te PS, Bushi e Rista, të cilët e kanë argumentuar këtë vendim sipas statutit.

Sot grupi socialist që kundërshton këtë vendim ka zhvilluar dhe një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi ndërsa pritet të dalin më një qëndrim të ri në ditët në vijim. Zgjedhjet e brendshme në Partinë Socialiste janë shoqëruar me debate dhe incidente në disa qyteteve. /dosja.al/

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!