Home Politike SHBA, Monika Kryemadhi takon Gary Peters, Senator i Michiganit

SHBA, Monika Kryemadhi takon Gary Peters, Senator i Michiganit

nga Albina Hoxhaj

Në vijim të vizitës në SHBA zonja Monika Kryemadhi u takua me zotin Gary Peters, Senator i Michiganit.

Në Miçigan jeton një komunitet shumë i madh dhe i mirëintegruar shqiptar.

Zoti Peters është edhe Co-Chair of the ‘Albanian Caucus’ në Senat.

Në këtë takim zonja Kryemadhi dhe zoti Peters diskutuan për sfidat e Shqipërisë, shtimin e bashkëpunimit duke marrë në konsideratë të dyja funksionet e tij, edhe për të rritur vëmendjen e Senatit Amerikan përmes ‘Albanian Caucus’ por edhe me shqiptarët në zonën prej ku zoti Peters është zgjedhur.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!