Home Politike Meta takon kongresmenin amerikan Watkins: Mbështetës i partneritetin mes Shqipërisë dhe SHBA

Meta takon kongresmenin amerikan Watkins: Mbështetës i partneritetin mes Shqipërisë dhe SHBA

nga Albina Hoxhaj

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me kongresmenin Steve Watkins, i cili është pjesë e Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë.

Me anë të një reagimi në Facebook, ku ka pubiluar dhe foto nga takimi, Meta shkruan se është i lumtur që kongresmeni mbështet partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA.

Kongresmeni Steve Watkins i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë është pjesë e gjeneratës së ardhshme të lidershipit të madh amerikan. Vizioni, guximi dhe përvoja e tij në luftën kundër terrorizmit është e mirënjohur. I lumtur që ai mbështet partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane! ”, shkruan Meta.

Presidenti Meta prej ditësh ndodhet për një vizitë në SHBA, ku është takuar dhe me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Lajme te ngjashme