Home Aktualitet “Prehu në paqe Zambaku i Shqiptarisë!” Basha mesazh ngushëllimi për Pagarushën

“Prehu në paqe Zambaku i Shqiptarisë!” Basha mesazh ngushëllimi për Pagarushën

nga Albina Hoxhaj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përcjell një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Basha shkruan se zëri unik i Pagarushës e ka shoqëruar që fëmijë, ndërsa zbulon se ajo ishte këngëtarja e preferuar e nënës së tij.

“Me trishtim mësova ndarjen nga jeta të bilbilit të këngës shqiptare znj. Nexhmije Pagarusha.

Zëri i saj unik më ka shoqëruar që fëmijë, sepse Pagarusha është këngëtarja e preferuar e nënës time, ishte frymëzim dhe gëzim për të, ashtu si për shumë shqiptarë të tjerë në momente të lumtura dhe të vështira.

Prehu në paqe Zambaku i Shqiptarisë! Magjia, forca dhe ëmbëlsia e zërit tënd nuk do të shuhen kurrë!”, shkruan Basha.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!