Home Kronike U arrestua për vrasjen e Jan Prengës, Gjykata vendos arrest me burg për Ardian Doçajn, OFL i sekuestroi pasurinë

U arrestua për vrasjen e Jan Prengës, Gjykata vendos arrest me burg për Ardian Doçajn, OFL i sekuestroi pasurinë

nga Albina Hoxhaj

Ardian Doçaj është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës pasi u arrestua për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Doçaj është lënë në masën e arrestit me burg nga Gjykata. Ai u shpall në kërkim në fillim të shkurtit bashkë me Aldo Majnishtën dhe Artan Doçaj’ të dyshuar si anëtarë të grupit Dukagjini që morën pjesë në vrasjen e Jan Prengës më 17 janar.

Pasi OFL i sekuestroi banesën, Ardian Doçaj u rikthye në Shqipëri pasi ishte jashtë vendit dhe iu dorëzua autoriteteve në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

OFL i sekuestroi pikërisht këtij personi një banesë dykatëshe në lagjen ‘Bleran’, të njësisë administrative Rrethina, tre automjete dhe një motor.
Ai u shpall në kërkim nga Policia si një nga personazhet aktivë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!